Ora News - Policë më të shkurtër, ndryshojnë disa kritere nga viti i kaluar

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Policia e shtetit ka hapur aplikimet për 300 vende të reja për personat që duhet të bëhen pjesë e uniformave blu. Në ndryshim nga viti i shkuar policia ka zbutur kriterin e gjatësisë, ku pranohen dhe kandidatët më të shkurtër. Një tjetër kriter që duhet të plotësohet është dhe mosha nga 18 deri në 30.

Policia e shtetit ka hapur aplikimet për 300 vende të lira për personat që duhet të bëhen pjesë e uniformave blu, të cilët duhet të plotësojnë disa kritere dhe dokumente.

Në ndryshim nga viti i kaluar ku ishin 500 vende të lira në radhët e policisë, këtë vit janë vetëm 300 të tillë, që pritet të plotësohen pas mbylljes së fazës së aplikimeve.

Disa prej kritereve gjatë këtij viti janë ndryshuar nga policia e shtetit. Një prej tyre është dhe gjatësia ku aplikantët meshkuj duhet të jenë me gjatësi jo më pak se 170 cm, ndërsa për femrat 160 cm.

Në aplikimet e shkuara, ky kriter ishte 175 cm për meshkujt ndërsa 165 për femrat.

Një tjetër kriter që krahasuar me vitin e shkuar është shtuar është dhe mosha, ku aplikantët duhet të kenë mbushur moshën 18-vjeç dhe të jenë në 30-vjeç.

Kandidatët duhet të plotësojnë dhe një serë kriteresh të tjera para se të bëjnë aplikimin, të cilat kanë të bëjnë me arsimin, aftësitë për të shërbyer në polici, apo të plotësojnë dhe formularin që shkarkohet pranë faqes së policisë së shtetit.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/police-me-te-shkurter-ndryshojne-disa-kritere-nga-viti-i-kaluar/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended