Top News - U arratis nga burgu/ Greqi, shqiptari kapet me heroinë

  • 4 years ago
Një shqiptar 43 vjeçar që kishte dalë me leje nga burgu në Greqi dhe nuk ishte kthyer më duke u arratisur, ka rënë sërish në prangat e policisë helene, këtë herë edhe si pjesë e një grupi narkotrafiku. Agim Margegaj është kapur në një shtëpi në Artemidë, një fshat pranë Athinës me mbi 5 kilogramë heroinë, si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria në Greqi.
Shqiptari 43 vjeçar është dënuar në Greqi me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje, tentativë vrasje më shumë se njëherë, grabitje ne bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, përdorim arme. Ai mori leje për të dalë nga burgu disa ditë, por u arratis duke mos u kthyer më. Gjatë një operacioni ditën e hënë në mbrëmje policia greke bëri të mundur ndalimin e tij ku u kap me mbi 5 kg e 50 gramë heroine dhe një krehër fishekë. Policia ka njoftuar se është në kërkim të makinës një furgon tip Benz që dyshohet se ka bërë transportin e drogës nga Kakavija në Artemida, Athinë.
Agim Margegaj është person me të kaluar kriminale edhe në vendon tonë pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar në mungesë me 35 vite burg për vrasje.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AgimMargegaj#Greece#TopChannel

Recommended