Parullat PS qe do te perdoren ne fushaten e zgjedhjeve lokale - (23 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Forumet drejtuese socialiste janë vënë në lëvizje jo vetëm në përcaktimin e kandidaturave për kryetar bashkie apo komune, por edhe në përzgjedhjen e sloganeve dhe parullave për të nxitur elektoratin të votojë për socialistët në zgjedhjet lokale. Sipas drejtuesve të selisë rozë, Këto parulla po hartohen në funksion të platformës elektorale dhe kanë karakter kryesisht lokal.

Sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruçi në kundërpërgjigje të parullës demokrate ?T?ua marrim në tre orë pushtetin kusarëve?, vë sloganin ?Të marrim pushtetin lokal me vota të lira?. Edhe të tjera parulla do të mbajnë në duar nëpër mitingje socialistët, si ?Një Shqipëri normale për të gjithë?, ?Ligji në duart e qytetarit?, ?Të garantojmë pavarësinë e pushtetit lokal? dhe ?Demokracia nëpërmjet ligjit?.

Në fshatra do të mbizotërojnë parullat, ?Sa më tepër punë, ujë dhe drita?, si dhe ?Të kalojmë nga dominimin e tregut në dominimin e prodhimit vendas?. Në mënyrë paradoksale socialistët do të shkëmbejnë rolet me demokratët në përdorimin e parullave, ku pritet të mos mungojnë akuzat konkrete për korrupsion nga të dy krahët, për kusarë, hajdutë dhe mashtrues.

Gjithsesi javën e ardhshme me zgjedhjen e kandidatëve për pushtetin lokal, socialistët do të përzgjedhin edhe parullat elektorale të vjeshtës./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended