Ora News - Tre raste të reja me Covid-19 në Fier, dy janë mjekë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Dy mjekë në Fier kanë rezultuar pozitiv në testin e Covid-19, duke shtuar numrin e bluzave të bardha të vendosur tashmë në karantinë.

Bëhet fjalë për një mjek anestezist të spitalit të Fierit, i cili ka rezultuar pozitiv pas marrjes se tamponit, pasi ka paraqitur simptoma.

Mësohet se mjeku ka qenë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Vlorës, ku edhe mund të jetë prekur nga virusi. Në momentin e parë që ka konstatuar shenja të virusit nuk është paraqitur më në punë, ndërsa deri më tani nuk është pezulluar asnjë ndërhyrje në këtë spital.

Ndërkohë një tjetër mjek, i cili punon në Levan por banon në Fier ka rezultuar pozitiv me Covid, duke bërë që të merren kontaktet e afërta të tij.

Mësohet se edhe një grua 60 vjeçare ka dalë pozitive ndaj testit, duke e çuar në 3 numrin e personave të prekur në Fier në 24 orët e fundit.

Autoritetet po bëjnë dezinfektimin e pallateve në lagjet ku jetojnë personat pozitiv.

Prej disa ditesh Fieri ka pasur një numër të vogël infektimesh me Covid

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/tre-raste-te-reja-me-covid-19-ne-fier-dy-jane-mjeke/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended