E dielë, të gjithë në plazh/ Bregdeti i Durrësit i tejmbushur me pushues ditorë

  • 4 years ago
Kjo e diel regjistroi temperatura të larta dhe sigurisht mot të mirë, çka i dha mundësi qytetarëve që në ditën e tyre të pushimit t?i drejtoheshin bregdetit.


Këtu në Gjirin e Lalëzit, edhe pse ende jemi në pandemi, situata duket tërësisht normale?numër i lartë pushuesish dhe çadrat pothuajse të gjitha të zëna.

Pjesa më e madhe e pushuesve në këtë plazh, janë kryesisht nga Tirana, por nuk mungojnë edhe nga qytete të tjera.

Ata shprehen se numri i pushuesve është i lartë në këtë plazh dhe se nuk ka ndryshim nga sezonet e tjera verore.

Por të shkuarit në plazh, sidomos gjatë fundjavave shoqërohet edhe me një fluks të shtuar të lëvizjes së automjeteve.

Këto pamje janë të fluksit të makinave, rreth 1 kilometër përpara se të kthehesh për në Gjir të Lalëzit. Ndërsa të gjithë presin që rruga të lirohet, për të shijuar fundjavën në plazh, ky shofer bën manovra të rrezikshme për t?i shpëtuar trafikut.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#Plazh#TopChannel

Recommended