Top News - Elon Musk, tani më i pasur se Warren Buffet!!!

  • 4 years ago
Kreu i Tesla-s, Elon Musk sapo la pas Warren Buffett-in në Indeksin e Miliarderëve të hartuar nga Bloomberg, duke u kthyer kështu në njeriun e shtatë më të pasur në botë.


Pasuria e Musk-ut u shtua me më shumë se 6 miliardë dollarë të premten, sipas Bloomberg, pasi aksionet e Tesla-s u rritën në masën 10.8% duke kapur rekordin e 1.544 dollarëve për aksion. Vlera e saj e tregut shkoi në 286.5 miliardë dollarë. Musk zotëron 20.8% të aksioneve të Teslas, e kjo e çon pjesën e tij në këtë kompani në vlerën e 60 miliardë dollarëve. Ai është njëkohësisht aksioneri kryesor i sipërmarrjes private SpaceX.

Pasuria e Buffett-it nga ana tjetër u tkurr këtë javë pasi dhuroi këtë javë 3 miliardë dollarë për bamirësi ? pjesë kjo e planit të tij për t`ia dhuruar pjesën më të madhe të pasurisë së vet nismave filantropike. Vlera e aksioneve të Tesla-s është rritur në më shumë se 500% gjatë 12 muajve të fundit. Prodhuesi i makinave elektrike konsiderohet praktikisht si kompania më me vlerë e automjeteve në botë. Me këto ritme, nuk është çudi që 49-vjeçari Musk të kthehet në njeriun më të pasur të globit, një pozicion ky i mbajtur aktualisht nga kreu i Amazon, Jeff Bezos.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WarrenBuffet#ElonMusk#TopChannel

Recommended