Top News - Edhe dy në pranga/ Pogradec, trafik me 16 emigrantë

  • 4 years ago
Policia ka goditur një tjetër rast krimi lidhur me dhënien e ndihmës së huaj për kalim të paligjshëm të kufirit përkundrejt fitimit. Gjatë operacionit të koduar Perimetri, që ka nisur më shumë se tre javë më parë nga policia, janë arrestuar në flagrancë dy persona, të cilët u kapën duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm.

Strukturat për Hetimin e Krimeve goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së.

Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve me inicialet B. J., 41 vjeç dhe F. S., 48 vjeç banues në Prishtinë, të cilët u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore në afërsi të fshatit Memlisht në, Pogradec, duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Arrested#Pogradec#TopChannel

Recommended