Disa gjëra që i keni ditur gabim për Covid-19! Dr. Dino: Këto janë mite, mos i besoni...

  • 4 years ago
E ftuara e sotme e Edicionit Qendror të gazetarit Besard Jacaj, ishte dr. Eriselda Dino, Specialiste pranë ISHP-së.

"Numrat duhen lexuar në shumë aspekte, shifrat duken alarmante, por duhet të marrim parasysh rritjen e numrit të testimeve. Testimet janë dyfishuar dhe normalisht numri i të prekurve është më i lartë. Duhet të shihet edhe politika e hapjes. Kemi qenë në lockdown të plotë, dhe virusi nuk e kishte nxjerrë kokën e vet dhe pritej. Nuk mund t'i vihet faj individi, por është i gjithë sistemi që duhet të funksionojë. R0 që njihet si matës për hapjen e  sëmundjes është 1.12. Kjo do të thotë që 1 person i infektuar me COVID mund të infekstoj afërsisht 1 person, transmetueshëria ka rënë. Nuk është ndonjë shifër që duhet pasur frikë, se Mali i Zi e ka 1.8, pra që mund të infektohen 2 persona", tha Bino.

Recommended