Nostalgji, të moshuarit shohin çdo ditë shtëpinë e shembur, nusja: Kërkojmë ndihmë për rindërtimin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Telhat Zeneli dhe pse i moshuar dhe më probleme shëndetësore shkon çdo ditë të shohë shtëpinë e tij shëmbur nga tërmeti i 26 nëntorit. Nusja e shtëpisë thotë se çdo ditë shpresa e 81-vjeçarit është që të shoh mos shteti i ndihmon në rindërtimin e banesës, e cila është shkatërruar krejtësisht.

Kjo është shtëpia e Telhat Zenelit e shkatërruar krejtësisht si pasojë e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Nusja e shtëpisë tregon tmerrin që përjetuan të martën e asaj nate.

?Jetonim 5 veta në momentin e tërmetit, kuzhina lart është prishur fare nuk rrihet. Edhe dhoma e gjumit.Në kuzhinë ku ra tërmeti kanë qenë dy pleqtë dhe kunati.?

Nga shteti nuk kanë marrë asnjë ndihmë por janë ende në pritje.

?Vinë dhe i verifikojnë, asgjë deri tani. As çadër jo. Shteti dhe komuna duhet të marrin masat.?

Që prej nëntorit, Telhati me bashkëshorten dhe pjestarët e tjerë kanë shkuar tek djali tjetër.

?Jetojmë te kunati tani.?

Nusja e shtëpisë Manjola shprehet se endrra e vjerrit të saj është ta rindërtojë sërish shtëpinë dhe nga malli shkon çdo ditë për ta parë.

?Edhe tani qajnë, ëndrra e pleqve është të kthehen në shtëpinë e tyre. Çdo ditë shkojnë nga një orë për të parë shtëpinë.Kemi mbetur si emigrantë në rrugë?.

35-vjeçarja, nusja e shtëpisë, kërkon një zgjidhje pasi nuk mund të jetojë më tek të afërmit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/nostalgji-te-moshuarit-shohin-cdo-dite-shtepine-e-shembur-nusja-kerkojme-ndihme-per-rindertimin/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv