Ceshtjet e bujshme qe kane mbetur pa gjykim (16 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Pas largimit të dy gjyqtarëve të Gjykatës së Faktit Tiranë Ardian Kalia dhe Arben Kostandini, mjaft dosje penale dhe më të rëndësishme në Gjykatën e Tiranës mbeten pa gjyqtarë. Vrasja Gina, Nehat Kulla, 14 shtatori e të tjera procese penale, presin një tjetër gjyqtar ose mund të fillojnë nga e para.
Nehat Kulla, procesi gjyqësor ndaj të cilit sapo është transferuar nga Gjykata e Elbasanit në atë të Tiranës, pas shkarkimit të gjyqtarit Kalia, përveçse pa avokat mbeti dhe pa gjyqtar. Me emërimin e avokates penaliste Arbri si anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nehat Kulla ka kërkuar kohë për të gjetur një tjetër avokat. Ndërkohë për çeshtjen Kulla tani dhe pa avokat, duhet të gjendjet dhe një tjetër gjyqtar.
Vrasja Gina ka mbetur përsëri pa gjyqtar dhe pa prokuror. Pas largimit të dy gjyqtarëve Laskaj e Gjoni nga kjo dosje edhe gjyqtari i tretë që ka pranuar gjykimin për këto dosje nuk e ka çuar deri në fund. Me largimin e gjykatësit Kalia procesi do të vazhdojë plotësisht nga e para me një gjyqtar të katërt. I akuzuar për këtë ngjarje Genc Ferhati ka refuzuar të dalë nga rrethimi i burgut 313 për t'u paraqitur në sallën e gjyqit, përveçse pa gjyqtar duket se ka mbetur dhe pa prokuror.
Pas disa paralajmërimesh publike Ariston Puka prokuror i çeshtjes, ka dërguar dorëheqjen e tij në zyrën e Kryeprokurorit Rakipi. Më pak procese pezull duket se ka lënë gjyqtari tjetër Arben Kostandini. Procesi i fundit i këtij gjykimi ka qenë Mustafa Leka i cili u dënua 5 vjet heqje lirie me gjithë kërkesën e prokurorit për 25./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended