Raporti, vleresim per qeverisjen dixhitale | Lajme - News

  • 4 years ago
Shqipëria renditet e para në rajon sa i përket qeverisjes dixhitale, duke lënë pas vende si Serbia e Mali i Zi.

Një raport i publikuar nga ?Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim? krahason arritjet e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e qeverisjes dixhitale, ku vendi ynë renditet më i vlerësuari nga 6 shtetet e rajonit, duke plotësuar pozitivisht numrin më të madh të treguesve.

Pas Shqipërisë renditet Serbia, e cila plotëson 6 nga 7 treguesit dhe 5 nga 6 nëntreguesit, e pasuar nga Maqedonia e Veriut.

Përveç Bosnje-Hercegovinës, të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e kanë të zhvilluar një strategji kombëtare të qeverisjes dixhitale.

Raporti vëren se sa i përket listës së shërbimeve elektronike, Shqipëria e ka atë të disponueshme dhe publikon në mënyrë periodike statistika te qeverisjes elektronike, përfshirë numrin e përdoruesve të regjistruar, përdorimin e shërbimeve nga qytetarët dhe bizneset.

Ekzistenca e shërbimeve të automatizuara shtetërore është mënyra më efikase për të reduktuar korrupsionin, burokracitë dhe inefiçencën e administratave publike, thuhet në raport. Për këtë arsye, qeverisja dixhitale është shndërruar në një koncept bazë të mirëqeverisjes në kohët moderne.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended