Apeli le ne burg Viktor Markun e Sebastian Malin | Lajme - News

  • 4 years ago
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë ?arrest me burg? për Viktor Marku dhe Sebastian Malin, të arrestuar për vrasjen e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 Qershorit.

Të akuzuarit mohojnë lidhjet me ngjarjen, por gjykata nuk i mori parasysh. 34-vjeçari Marku akuzohet se është personi që ka ekzekutuar Billën, ndërsa nipi i tij, Sebastian Mali dyshohet se ka ndjekur lëvizjet e viktimës.

Sipas hetimeve, ka dyshime se 40-vjeçari Billa është vrarë për shkak të hakmarrjes, pasi në 2006 vrau në Angli Prelë Markun, vëllain e Viktor Markut. Ky i fundit ka mohuar të jetë ai autor i vrasjes, pasi ditën e ngjarjes ka qenë në Mal të Zi. Po kështu për këtë ngjarje qëndrojnë të arrestuar Adiola Lakra, e dashura e Hekuran Billës dhe Gjekson Pula.

26-vjeçarja Lakra, ka dyshime se është përdorur nga ish i dashuri i saj Sebastian Mali për ta nxjerrë në pritë Billën. Por e reja e ka mohuar akuzën.

Ndërkohë Gjekson Pula u arrestua pak ditë më parë në Shkodër, me dyshimin se ka transportuar me makinë Viktor Markun pas ekzekutimit, por edhe ai ka mohuar akuzën.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended