Wake Up/ Sondazhi: 72% e qytetarëve janë dakord që mbajtja e maskës të bëhet e detyrueshme

  • 4 years ago
Komiteti Teknik AntiCOVID, pritet që ta bëjë të detyrueshme vendosjen e maskës për të gjithë në mjedise publike apo të mbyllura ku ka shumë njerëz, madje të sanksionohet edhe dënimi me gjobë për mosrespektim të këtij vendimi. Mbajtja e maskave dhe dorezave udhëzohet të mbahen në vende të mbyllura ku nuk mundet të respektohet distanca fizike. Javët e fundit me rritjen e shifrave të infektuarve kanë qenë të shumë zërat mes komunitetit të mjekëve që vendosja e maskës të bëhet e detyrueshme. Wake Up shtroi pyetjet për qytetarët në rrjetet sociale Facebeook dhe Instagram: A duhet të bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës? A jeni dakord që të vendosen gjoba për shkelësit?. Nga sondazhi rezultoi se 72% e qytetarëve ishin dakord përkundrejt 28% që ishin kundër. Edhe mjeku Pëllumb Pipero, të cilin e kishim të ftuar në studio u deklarua publikisht pro kësaj mase, ku sipas tij në fazën që po kalojmë duhet të bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës. Gjithashtu, Federata e Mjekëve Shqiptarë për Evropën ka kërkuar mes të tjerash qeverisë shqiptare që ka ardhur momenti që duhet bërë e detyrueshme mbajtja e maskës. Shumë vende të botës e kanë bërë tashmë qysh prej muajit prill detyrim mbajtjen e maskës, madje mosrespektimi i kësaj mase dënohet edhe me gjobë, si rasti i fqinjës, Maqedonisë së Veriut. Por ishin vendet aziatike të parat që e bënë të detyrueshme vendosjen e maskës, ndërkohë që Izraeli dhe Republika Çeke u bënë vendet e para Evropiane që e bënë të detyrueshme përdorimin e maskave nga qytetarët e tyre. Sot, pothuajse çdo vend rekomandon (jo detyron) që qytetarët e vet të përdorin maska në përpjekje për të parandaluar përhapjen e SARS-CoV-2. Ndërkohë që vetë OBSH udhëzon që maska të bëhet e detyrueshme vetëm atëherë kur distancimi fizik është i pamundur.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended