Mbi 12 milione te prekur me Covid ne bote | Lajme - News

  • 4 years ago
Ritmet e përhapjes së COVID-19 në gjithë globin po shtohen. Në më pak se 1 javë, numrit të të prekurve i shtohen 1 milion të tjerë dhe tashmë totali i tyre ka tejkaluar 12 milionë.

Ritmet e larta po i ushqejnë Shtetet e Bashkuara, vatra globale më e nxehtë e momentit, ku infektimet ditore thyejnë rekorde. Në 24-orëshin mes të martës dhe të mërkurës u thye një rekord i ri prej mbi 60 mijë infektimesh, duke lënë pas atë të 2 Korrikut me 55 mijë.

Shtetet jugore si Teksasi dhe Kalifornia janë më problematike me nga 10 mijë të infektuar në ditë. E teksa të prekurit në Shtetet e Bashkuara përbëjnë 26% të totalit të të gjithë botës dhe renditen në krye të listës, Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi punën e Task-Forcës për COVID-in të kryesuar nga Anthony Fauci.

Sipas Trump, shifrat e infektimeve nuk janë të jashtëzakonshme, teksa Fauci nuk ka ndjekur këshillat e ekspertëve të tij. Trump tha se nuk do të tërhiqet nga plani për rihapjen e shkollave në Shtator.

Melburni ka rikthyer karantinën për 5 milionë banorët e qytetit të madh australian, teksa ritmet e infektimeve po shtohen në Australi. India i ka marrë Rusisë vendin e tretë në renditjen botërore të të prekurve.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/