Wake Up/ Astrit Alihajdaraj:Takimi me Nicole Kidman dhe Tom Cruise më hapi rrugën drejt filmit

  • 4 years ago
Astrit Alihajdaraj me origjinë nga Istogu ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si aktor i filmit dhe teatrit në Austri. Aktrimi ka qenë pasion i tij që në kohën kur jetonte në Kosovë dhe madje konkuroi për këtë degë por nuk e fitoi, duke vijuar kështu studimet për ekonomi. Por ambicia e tij ishte e qartë dhe kishte të bënte vetëm me artin e kinemasë dhe këtë e kuptoi në Festivalin e Filmit në Venecia vite më parë ku shfaqej premiera e filmit "Eyes Wide Shut". Aty aktori Astrit Alihajdaraj i cili deri në atë moment nuk ishte i bindur nëse do ta vazhdonte rrugën e nisur të karrierës me filmin, pa nga afër dhe takoi Nicole Kidman dhe Tom Cruise. Ishte kjo eksperienë që e bindi se tashmë e ardhmja e tij ishte filmi. Vetë ai atë vit kishte rolin e parë dhe kryesor në filmin "Nordrand", i cili u vlerësua si më i miri në Austri në vitin 1999, film që e çoi dhe në Festivalin e Venecias. Pas kësaj eksperience tëparë, rruga e tij drejt kinematografisë ishte hapur. Disa nga filmat e tjerë ku ka interpretuar janë ?Tatort?, ?Balkan Traffic?, ?Schnell Ermittelt?, ?Medcrimes?, "Vienna Crime Squad", "The piano room", "Walkin on Sunshine" e shumë të tjerë deri tek i fundit i titulluar "Sami, Joe und Ich". Ai ka një karrierë më shumë sesa 20 vjeçare. Po ashtu është i angazhuar edhe si regjisor dhe filmi i parë ?The Remigrant? që e ka realizuar si regjisor në vitin 2017 ka marrë pjesë në më shumë se 20 festivale ndërkombëtare.Vit pas viti i janë ofruar role të larmishme dhe ai është përshtatur më së miri herë në filmat aksion, me trafik droge, herë në rolin e mjekut, herë si një familjar i devotshëm, e madje edhe si sulltan e kemi parë. Astriti është pjesë e shumë serive televizive që transmetohen në televizionet austriake dhe gjermane ndërsa filmi ?Gone Back? në të cilin ka luajtur së bashku me Blerim Destanin, në ?Javën e filmit shqiptar? në Nju-Jork ka fituar çmimin ?Filmi më i mirë? dhe ?Aktori më i mirë?. Aktualisht ai po vijon me disa xhirime të produksioneve të ndërprera përpara pandemisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended