Rrëfehet për “Pa Gjurmë” ish futbollisti i Partizanit: Gruaja më braktisi më rrëmbeu dhe vajzën
  • 4 years ago
Një aksident me makinë në 1993-in ia ndërpreu gjithçka në mes. Xhengo, asokohe një ish futbollist i ri në moshë por me një të ardhme të sigurt, mbetet i paralizuar, dhe përveç humbjes së karrierës, braktiset edhe nga bashkëshortja e vajza e tij. Por pas shumë vitesh pune riaftësuese, ia del që të ringrihet. Në një intervist dhënë për ?Pa Gjurmë? në Report Tv, Xhengo rrëfen historinë e tij dhe bën një thirrje për institucionet shtetërore.?Si pjesa dërrmuese e fëmijëve Shqiptarë, edhe unë e fillova sportin në lulishtet e lagjes ku luanim me top 10 lekësh. Në klasën e 3-të të shkollës fillore më morën në klasë sportive për sportin e volejbollit, ndërsa në klasën e 7-të u regjistrova në Klubin e Futbollit të Partizanit me Prof. Luke Shaqirin, duke bërë çdo ditë stërvitje tek ish-fusha e Aviacionit. Më kujtohet shumë mirë se kur grumbulloheshin edhe ekipet kombëtare, aty bënim stërvitje 2 herë në javë.. Mbërriti viti 1985, në Qershor u zhvilluan finalet e Spartakiadës së pionierëve, të cilën e fitoi Partizani. Në 4 ndeshje shënoi 8 gola dhe pësoi vetëm 2. Shtatë prej golave mbajnë firmën time. Më pas u grumbulluam në ekipet kombëtare të moshave, për të parë nivelin e lojtarëve, derisa në maj 1989 më morën te ekipi kombëtar i të rinjve, për të përfaqësuar vendin në aktivitete ndërkombëtare. Në muajin Qershor u zhvillua Ballkaniada e të rinjve në Bukuresht të Rumanisë dhe ne zumë vendin e katërt. Në gusht do të luanim me Italinë, dhe udhëtimin e bëmë me peshkarexhë nga Vlora në Bari. Ndërkohë në nëntor shkuam për të luajtur në Zyrih të Zvicrës. Më vonë luajta me Shpresat e Partizanit, deri në vitin 1992,. Në këtë kohë fillova kursin e patentës për klasin e katërt, Teksa merrja hua veturat e shokëve, prindërit u vunë në pozitë të vështirë, duke më dhënë të drejtën për të blerë një veturë. Pasi e bleva, në 26 mars 1993 pësova aksident. Nuk kisha mbushur ende 21 vjeç, dhe isha i martuar, e baba i një vajze që sot ndodhet në Greqi dhe falë saj jam bërë gjysh. Ajo që më mungonte ishte siguracioni i aksidentit. Por autoritetet u treguan të padrejtë ndaj meje. Por kjo më ka bërë më të fortë. Me stërvitje intensive dhe me punë, unë arrita që të bëhesha pjesë e Institutit të Fizkulturës. Kjo gjë ka ndodhur në vitet 2000-2001. Ajo që unë kam nevoj tani është punësimi. Pasi me ligjin aktual për punësimin është shumë e rëndësishme që unë të jem në punë. Por ajo që është problematike është se ligji nuk më përkrah mua dhe personat si mua. Aktualisht jam pa të ardhura të mjaftueshme. Marr një pension me vetëm 11 mijë lekë në muaj. Ato janë shumë pak për të nxjerrë fundin e muajit. Unë kam shkuar në shumë institucione të ndryshme, por nuk kam qenë në gjendje që të siguroj një punësim të mirfilltë.?-përfundoi Xhengo

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Recommended