Ora News - Arrestohet efektivi i policisë në Kavajë: Kërkoi 4000 euro për të mos arrestuar të riun

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një efektiv i policisë në Kavajë është arrestuar nga SPAK dhe SHCBA me akuzën e korrupsionit. Specialisti i krimeve akuzohet se duke ushtruar detyrën i ka kërkuar një shtetasi shumën prej 4 mijë eurosh. kjo shumë është kërkuar në këmbim të mos arrestimit të djalit të biznesmenit, i cili kishte kundërshtuar policinë pasi kishte thyer aktin normativ gjatë pandemisë.

Një efektiv i policisë së Kavajës me detyrë specialist i hetimit të krimeve u arrestua nga SPAk dhe shcba me akuzën e korrupsionit. Ilir Dizdari është ndaluar në kuadër të operacionit të koduar ?Golemi?, pasi gjatë ushtrimit të detyrës i ka kërkuar një shtetasi një shumë prej 4 mijë euro.

Kjo shumë i është kërkuar një biznesmeni me qëllim favorizimin për mos arrestimin në flagrancë të djalit të tij, i cili kishte kundërshtuar patrullën e policisë duke thyer aktin normativ gjatë pandemisë. Me qëllim ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga ?Kundërshtim i punonjësit të Policisë? në ?Mosbindje ndaj punonjësit të Policisë?, oficeri i Policisë kërkonte shumën e sipërpërmendur prej një periudhe disa mujore në formë kërcënimi, duke ushtruar presion në ambientin e biznesit të palës së dëmtuar nga kjo ngjarje.

Ministria e Brendshme shprehet se veprimtaria e kundraligjshme është dokumentuar me prova ligjore pas hetimeve me metoda speciale. Autoritetet shprehen se vijojnë hetimet me drejtimin e prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për zbulimin edhe të rasteve të tjera të cilat dyshohen se janë regjistruar gjatë kohës së pandemisë.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/arrestohet-efektivi-i-policise-ne-kavaje-i-kerkoi-4000-euro-nje-shtetasi-per-te-mos-i-arrestuar-djalin/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended