Vetëflijimi i nënës dhe vajzës, psikiatrja në Report TV: Probleme me çrregullimin mendor

  • 4 years ago
E parë në aspektin psikologjik dhe psikiatrik vetëflijimi i nënës Zhaneta Josifi dhe njërës prej vajzave është një çrregullim në shëndetin mendor. Psikiatria Arjana Rreli në një intervistë për Report Tv jep arsyet se përse kjo tragjedi lidhet me atë që ajo e quan psikozë. Edhe pse nuk e përjashton fenë si shkaktare, Rreli thotë se në përgjithësi feja është rregullatore e këtyre personave.

Psikiatrja tha se persona me çrregullime të tilla fillimisht trajtohen me medikamente që zbutin psikozën, më pas ndërhyjnë me psikoterapinë. Por sa ka ndikuar vëtvrasje e kryefamiljarit të familjes Josifi?

"Nuk flasim për depresion, këtu flitet për një formë psikotike që ka një begraund. Suicidi që ka bërë i atij tregon që problematika e shëndetit mendor është në këtë familje. Në mos e trashëguar është një model brenda familjes, i cili ka kryer suicid. Suicidi është një shabllon që kopjohet nga anëtarët e tjerë të familjes. Pavarësisht nëse është gjenetike apo model, ka qenë një precedent.  Qoftë për ti parë ato si me probleme ë shëndetit mendor, qoftë si një sjellë që ka pasur ndikimin e vetë që ka gjeneruar në këtë problem. Këto raste janë të rralla, çrregullimi psikotik i shpërndarë është edhe në përqindjen e vet i rrallë në popullatë", tha Rreli.

Recommended