Repolitix/ Covid-19,maska e distancimi jetik. Zgjedhorja, Murrizi:Ulem me Bashën po kërkoi falje

  • 4 years ago
Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi situatën epidemiologjike në vend ku të ftuar ishin Prof.Dr. Arben Gjata rektor I Universitetit të Mjekësisë dhe Ilir Alimehmeti epidemiolog. Në lidhje skype nga Madridi Prof.Dr Kita Sallabanda. Të tre ekspertët theksuan nevojën e respektimit të masave me distancimin fizik , mbajtjen e maskave dhe larjen e duarve. Në pjesën e dytë u diskutua për reformën zgjedhore pas takimit që Rama pati me përfaqësuesit e opozitës parlamentare.. I ftuar në studio përfaqësuesi i opozitës në Kuvend Myslim Murrizi i cili theksoi se hapja e listave mbetet kusht për dialogun me kreun e mazhorancës. Murrizi shtoi se do ishte i gatshëm të takonte Bashën por më parë lideri i PD duhet të kërkojë falje për sulmet ndaj deputetëve.

Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

Recommended