Top News - Kryeson Japonia/ Pasaportat më të fuqishme në botë

  • 4 years ago
Para se covid 19 të shfaqej, bota po shijonte një liri më të madhe lëvizjeje krahasuar me cdo kohë tjetër në histori. Trafiku ajror po rritej prej dekadash dhe mbartësit mesatarë të pasaportave i gëzoheshin një aksesi pa vizë ose me vizë në mbërritje në 107 destinacione globale. Por pastaj erdhi ndalimi i udhëtimeve. Indeksi i pasaportave Henley, që periodikisht mat pasaportat që ofrojnë më shumë mundësi udhëtimi në botë, ka lëshuar raportin e tretë të saj, sipas të ciulit, qytetarët aziatikë vazhdojnë të kenë dokumenta udhëtimi që hapin më shumë dyer. Japonia kryeson duke ofruar akses pa viza ose me viza në mbërritje në 191 destinacione në botë. Singapori është në vend të dytë dhe koreja e jugut barazohet me gjermaninë në vend të tretë. Sidoqoftë, renditja aktuale nuk merr parasysh ndalimet e përkohshme të udhëtimeve për shkak të pandemisë.
Javën e kaluar, BE publikoi listën e 14 vendeve banorët e të cilëve mund të lejoheshin të hynin në bllok nga 1 korriku, pas muajsh mbylljeje të kufijve të jashtëm. Japonia dhe koreja e jugut, ishin pjesë e listës, ashtu si edhe australia dhe kanadaja. Por, sipas henley & Partners, që edhe harton klasifikimin, shba, ishte një përjashtim i dukshëm, bashkë me brazilin dhe rusinë. Në indeksin aktual, shba është në vend të shtatë, por me ndalimin në BE, amerikanët kanë thuajse të njëjtin nivel të lirisë së lëvizjes si qytetarët e meksikës, që renditet e 25 në klasifikim. Pasaporta shqiptare ndërkohë renditet në klasifikimin e sivjetshëm e 54-ta, me 114 destinacione ku ajo mund t?i cojë mbartësit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Japonia#TopChannel

Recommended