Top News - Macron shkarkon ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner

  • 4 years ago
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas protestave për brutalitetin e policisë.


Castaner është kritikuar për veprime të ashpra të policisë kundër protestuesve, të cilët janë nxitur nga vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga policia në Mineapolis të SHBA-së. Macron emëroi në vend të tij ish-ministrin e Buxhetit, Gerlad Darmanin. Ai e zëvendësoi edhe ministrin e Drejtësisë dhe atë të Ekologjisë.

Ndryshimet vijnë pak ditë pasi Macron shkarkoi kryeministrin Edouard Philippe, pas tre vjetësh në këtë post, duke e zëvendësuar me Jean Castex. Macron shkroi të dielën në Twitter se Franca duhet të ?krijojë një rrugë të re? për të trajtuar trazirat dhe krizat ndërkombëtare që po i përjeton.

Macron është zgjedhur president i Francës në vitin 2017, pjesërisht me premtimin për një ekonomi të fuqishme. Por, pandemia e koronavirusit i ka dobësuar ekonomitë në shumë vende, të cilat janë detyruar të izolohen. Mandati i Macronit përfundon në vitin 2022 dhe ai nuk ka deklaruar nëse do të garojë për rizgjedhje ose jo.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Macron#ChristopheCastaner#TopChannel

Recommended