Top News - Ylli i NBA, Curry bën apel: Vendosni maskat

  • 4 years ago
Disney World Resort në orlando të Floridas po përgatitet të presë 22 skuadrat e NBA që do të luajnë pjesën e mbetur të sezonit të kampionatit më spektakolar të basketbollit në botë.


Padyshim shqetësimi është i madh duke parë situatën e rëndë në SHBA për shkak të pandemisë coronavirus që do të thotë se masat e sigurisë nga të gjithë personat e përfshirë në këtë kompeticion do të duhet të zbatohen me rigorozitet.

Por padyshim, masat e sigurisë sanitare duhen aplikuar edhe nga pjesa tjetër e popullsisë në SHBA kudo që të jenë dhe për këtë arsye nuk janë të paktë personalitetet në këtë vend që japin këshillën e tyre për t?i zbatuar ato dhe një prej tyre është edhe ylli i Golden State Ëarriors, Stephen Curry që bën apelin e tij teksa kërkon që cdo person të vendosë maskat dhe të ruajë distancimin social.

?Përshëndetje të gjithëve, jam Stephen curry dhe dua t?ju inkurajoj të gjithëve të vazhdoni të ruani distancimin social, të jini të sigurt dhe të kujdesshëm në çdo hap dhe në mënyrë të veçantë vazhdoni të mbani maskat-tha Curry në mesazhin e tij-është shumë e rëndësishme për të ndaluar përhapjen e këtij virusit, për të mbrojtur veten dhe të tjerët rreth jush dhe teksa të gjithë ne kërkojmë të gjejmë sadopak normalitetin, maskat do të jenë tejmase të rëndësishme?

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#StephenCurry#NBA#TopChannel

Recommended