Yuri Kim: Mbështesim reformat, “Drejtesia” - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e nisi javën nga qyteti bregdetar i Vlorës.
Diplomatja e Shteteve të Bashkuara gjatë takimit me kryebashkiakun Dritan Leli e vuri theksin tek domosdoshmëria e zbatimit të reformës në drejtësi si garanci për tërheqjen e investimeve të huaja.
YURI KIM
AMBASADORJA E SHBA NE TIRANE
Është i rëndësishëm zbatimi i reformës në drejtësi dhe i reformës zgjedhore, në mënyrë që të ketë sundim të ligjit që si shqiptarët dhe amerikanët të kenë besim të plotë për të investuar në Shqipëri.
Ambasadori amerikane Yuri Kim e cilësoi Vlorën si qytetin më dinamik të Shqipërisë veçanërisht për turizmin.

Kisha dëgjuar gjëra të shkëlqyera për Vlorën, por duke ecur në rrugët e qytetit është tejet e qartë që ky është vendi më dinamik në gjithë Shqipërinë.
Pas takimit me kryebashkiaun diplomatja vizitoi muzeun e pavarësisë si dhe destinacione të tjera të rëndësishme historike.

------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1

Recommended