I prangosur me fytyrën për tokë, vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim

  • 4 years ago
Një 38-vjeçar, i shpallur në kërkim, me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, është arrestuar nga policia e Pogradecit.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29.04.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit? dhe ?Plagosja e lehtë me dashje? në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 26.04.2020, ku ky shtetas theu masën e sigurisë dhe u konfliktua me një shtetas tjetër.

Në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47 gr. lëndë e dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi

Vijon operacioni policor i koduar ?Tushemishti?.

Shkon në tre numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni.

Vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim, me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar ?Tushemishti?, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim:

A. P., 38 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec (i dënuar më parë për veprat penale ?Armëmbajtja pa leje? dhe ?Prodhimi e shitja e narkotikëve?).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29.04.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit? dhe ?Plagosja e lehtë me dashje? në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 26.04.2020, ku ky shtetas theu masën e sigurisë dhe u konfliktua me një shtetas tjetër. Në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47 gr. lëndë e dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në qytetin e Sarandës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more cont...

Recommended