Top News - Festa e Pavarësisë në SHBA, si asnjëherë më parë

  • 4 years ago
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënuan një ditë Pavarësia si asnjëherë tjetër me presidentin Donald Trump, që u shfry ndaj kundërshtarëve të brendshëm dhe Kinës por që lëvdoi reagimin e vendit ndaj koronavirusit pavarësisht një rritjeje rekord të rasteve të infektimit.


Në të gjithë vendin, frika e virusit minimizoi ose anuloi paradat nëpër rrugë, barbekjutë nëpër oborre dhe takimet familjare në një ditë kur amerikanët zakonisht festojnë deklaratën e pavarësisë nga Britania të 1776. Në vend që të adaptonte një ton unifikues, Trump, që përballet me një fushatë të vështirë për rizgjedhje dhe që do të elektrizojë bazën e tij politike, kritikoi protestuesit që kërkojnë drejtësi pas vdekjes së afro amerikanit George Floyd në duart e policisë.

?Ne jemi tani në procesin e mundjes së të majtës radikale, marksistëve, anarkistëve, agjitatorëve dhe grabitësve. Protestuesit anti racizëm që kanë marshuar në qytetet amerikane nuk janë të interesuar për drejtësinë. Qëllimi i tyre është shkatërrimi?.

Duke folur nga lëndina e shtëpisë së bardhë, Trump iu drejtua një audience që përfshinte punonjës të sektorit të shëndetësisë që janë vënë përballë covid 19, që i ka marrë jetën rreth 130 mijë amerikanëve. Ai akuzoi kinën, ku edhe filloi pandemia, për një mbulim që lejoi që sëmundja të përhapej në të gjithë globin, por lëvdoi aftësitë e shkëlqyera shkencore të Amerikës.

?Ne do të kemi një terapi apo vaksinë shumë përpara fundit të vitit?.

Fjalimi i Trump erdhi ndërsa plazhet më popullore në vend, që normalisht mbushen plot më 4 korrik, ishin të mbyllura pasi Kalifornia dhe Florida janë përballur me shifra rekord të infektimeve. Zyrtarët lokalë kishin paralajmëruar njerëzit të evitonin festimet e mëdha dhe të qëndronin të sigurt në shtëpitë e tyre. Fishekzjarret janë zakonisht pika kulminante e festës, por rreth 80 për qind e eventeve u anuluan këtë vit. Sidoqoftë, spektakle fishekzjarresh pati në Uashington.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#4July#TopChannel

Recommended