Top News - Maqedoni, Ahmeti: Në krye të vendit, një shqiptar!

  • 4 years ago
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti tha në një intervistë për Radion Europa e Lirë, tha se kandidati i kësaj partie për kryeministër, Naser Ziberi, do të jetë kandidat mbipartiak. Ahmeti u shpreh i bindur se partia e tij do të dalë fituese në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut dhe shtoi se qeveria e re duhet të drejtohet nga një kryeministër shqiptar.


? Qeveritë në Maqedoninë e Veriut janë qeveri politike ku ulen dhe diskutojnë partitë për formimin e të njëjtave. Kemi shumë raste, jo vetëm këtu në rajon, në Ballkan, por edhe në Europë që kryeministri i vendit zgjidhet nga një parti që ka më pak mandate. Ne nuk pretendojmë se do të kemi më shumë mandate as sa Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë as sa VMRO-DPMNE, por ne pretendojmë se do të jemi fitues në kampin politik shqiptar dhe qeveria që do të ndërtohet, do të ndërtohet mbi bazë të negociatave?.

Motoja e partisë së tij në këto zgjedhje ?Tani është koha për kryeministër shqiptar?, është përshkrua nga kundërshtarët politikë si në kampin shqiptar ashtu dhe atë maqedonas, se kjo bëhet për qëllime politike. Ahmeti thotë se nuk ka arsye përmes të mos këmbëngulet për këtë ide. ? Ne si Bashkim Demokratik për Integrim kërkojmë kryeministër shqiptar dhe jam kureshtar të dëgjoj arsyet e të tjerëve të cilët kanë dalë kundër kësaj ideje. Dhe me kënaqësi dhe padurim i pres arsyet që mund t?i japin ata?, ka thënë kreu I BDI-së.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Maqedoni#AliAhmeti#TopChannel

Recommended