Fekondimi artificial, akuzat per doktor Orion Gliozhenin - (11 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv KLan 2000

Duket se mrekullisë Gliozheni i erdhi fundi. E vetmja femër nga Tirana që iu nënshtrua eksperimetit të fekondimit artificial, sot qante tek dera e drejtorit të Maternitetit të Tiranës. Ajo nuk pranoi të dilte në kamera, por pohoi se pas eksperimentit, jo vetëm nuk mbeti shtatzënë, por mjeku Gliozheni as që është interesuar më për të. Për këtë rast drejtori i maternitetit Halim Kosova tregon.

Doktor Halim Kosova:- ?Unë kam sinjalizime, që doktor Gliozheni, nuk është interesuar fare gjatë këtyre ditëve më këto gra që ka eksperimetuar. Unë kam patur kontakte me këto gra duke më thënë, të lutem na ndihmo për këtë abuzim që është bërë, megjithatë unë nëpërmjet kësaj interviste, i bëj thirrje dhe këtyre grave që në qoftë se ato nuk do më ndihmojnë në punën time ashtu sikurse dhe gjithë gratë e tjera, mundësitë do të jenë shumë më të pakta për ta luftuar korrupsionin ose çdo lloj trafiku të paligjshëm?.

Gazetarja:- Ankesat e ndonjërës prej tyre cilat janë?

Doktor Halim Kosova:- ?Ankesat janë që s?ka pas asnjë shenjë barre, cikli i ka ardhur normalisht, megjithëse ka ndjetur në krevat pa lëviz prej dy javësh me ëndrrën e madhe që më në fund do t?i realizohet ajo dëshirë?.

Drejtori Kosova vëren se është i interesuar që fekondimi artificial të bëhet në Shqipëri, por ai nuk duhet të jetë klandestin. Para një jave doktor Gliozheni thoshte:

Doktor Orion Gliozheni:- ?Është abuzuar dhe është keqkuptuar, sigurisht që kjo nuk mund të pezullohet dhe nuk ka një urdhër të vertetë pezullimi, por është një hap që Ministria e Shëndetësisë kërkon për të suportuar vazhdimin e një procedure të tillë në të ardhmen, në mënyrë që të plotësohen edhe ato mungesa që nuk janë në vendin tonë?.

Ndërsa sot për Tv Klan gjinekologu Kosova përgjigjet.

Doktor Halim Kosova:- ?Këtu nuk është problem ka ligj apo s?ka ligj, por ne i kemi shtruar këtij personi alternativat për ta bërë në mënyrë transparente këtë ndërhyrje dhe megjithë insistimin tonë për ta bërë në mënyrë transparente prapë është preferuar rruga ilegale. Është preferuar fshehtësia është preferuar ilegaliteti jashtë çdo lloj kontrolli, të paktën nga institucioni, në mënyrë që ne të shihnim vërtetësinë e kësaj pune ose të paktën të eleminonim abuzimet e mundshme gjatë kësaj ndërhyrje?.

Drejtori Kosova përsërit dyshimin se gratë janë përdorur për eksperiment. Vendi ku u krye fekondimi, fshehtësia dhe autorët nuk janë në përputhje me rregullat. Pa dashur të akuzoj Gliozhenin, Kosova kujton se me fekondimin in-vitro, nëpër botë janë shënuar majaft raste trafiqesh./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended