Top News - Shpërthim në Turqi/ Shumë të lënduar nga fishekzjarrët

  • 4 years ago
Një seri shpërthimesh në një fabrikë fishekzjarresh në turqinë veri perënidimore ka bllokuar më shumë se 150 persona brenda ndërtesës dhe ka lënduar 41 të tjerë. Zyrtarët lokalë thonë për agjencinë e lajmeve anadolu se shërbimet e emergjencës nuk kishin mundur të mbërrinin menjëherë ndërtesën për shkak të shpërthimeve. Ata thanë sidoqoftë se nuk kishte për momentin viktima. Shpërthimet në hendek, mund të dëgjoheshin dhjetëra kilometra larg. Nje re e errët tymi ngrihej mbi fabrikë dhe agjencia e katastrofave e qeverisë e cilësoi shpërthimin një aksident industrial. Zyrtarët thanë se 150-200 persona punonin në fabrikë në kohën e shpërthimit. Por, kryebashkiaku lokal konfirmoi se pjesa më e madhe e tyre ia kish dalë mbanë të largohej pas shpërthimeve që nisën rreth orës 11.15 minuta. Dhjetëra zjarrfikës dhe pjesëtarë të skuadrave të shpëtimit u angazhuan në vendngjarje.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turqi#Fishekzjarrët#TopChannel

Recommended