Top News - Fituesit e lotarisë amerikane ndjehen të mashtruar nga urdhëri i presidentit Trump

  • 4 years ago
Noha, një inxhiniere nga Egjipti, duhet të ndihej me fat pasi fitoi llotarinë amerikane të vizave që zgjedh rastësisht njerëz nga një grup prej më shumë se 14 milionë aplikantësh, për 55,000 karta jeshile që i lejon fituesit të jetojnë përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara.


Por shpresat që ajo dhe bashkëshorti i saj të lëviznin me dy fëmijët e tyre në Nju Jork, u shuan javën e kaluar kur Presidenti Donald Trump zgjati një ndalim për aplikimet e kartave jeshile të lëshuara jashtë Shteteve të Bashkuara deri në fund të vitit, përfshirë këtu edhe ?vizat e lotarisë së diversitetit? të cilat janë lëshuar çdo vit që nga viti 1990 për njerëzit nga vendet e përfaqësuara më pak në Shtetet e Bashkuara.

Fituesit e këtij viti mësuan për fatin e tyre të mirë rreth një vit më parë, por shumë nuk kishin përfunduar ende procesin e verifikimit të dokumentacionit kur konsullatat amerikane u mbyllën në mars për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Tani, hapi i fundit i administratës për të zvogëluar imigracionin e ligjshëm ka përmbysur planet e tyre, dhe shumë e shohin veten të mbërthyer në një situatë edhe më të keqe nga ajo që po përpiqeshin të shpëtonin.

Sipas rregullave të lotarisë kartat jeshile duhet të merren deri më 30 shtator ose ato do të anulohen. Departamenti i Shtetit thotë se nuk ka përjashtime për ata që nuk e kanë marrë ende.

Noha dhe fëmijët e saj morën vizat në shkurt. Por bashkëshorti i saj, Ahmed, është ende në pritje dhe familja ka frikë se viza e tij nuk do të lëshohet kurrë.

Situata e ka detyruar Nohën të bëjë një zgjedhje të pamundur mes shkuarjes vetëm në Nju Jork për të kërkuar një jetë më të mirë për vajzën 7-vjeçare dhe djalin 9-vjeçar, dhe heqjes dorë nga kjo ëndërr, në mënyrë që familja të mund të qëndrojë së bashku. Ajo thotë u zemërua dhe qau me ditë të tëra pasi mësoi për urdhrin e Trumpit.

?Të gjitha planet e mia u rrëzuan brenda një çasti,? thotë Noha, e cila foli me kusht që mbiemri i saj të mos përdorej nga frika se të folurit publikisht mund të dëmtojë çështjen e familjes së saj.

Është hera e parë që programi i vizave është ndërprerë që kur u krijua për të tërhequr emigrantë nga vende të ndryshme. Avokatët e imigracionit në Sh.B.A po mendojnë ta sfidojnë vendimin e presidentit Trump në gjykatë.

Vetëm 13,000 nga afro 55,000 viza lotarie janë lëshuar deri tani këtë vit, thotë Simon Paul, një përfitues i vizave të diversitetit që tani drejton një blog për të ndihmuar emigrantët e tjerë (britsimon.com). Edhe ata që kanë marrë vizë e kanë të vështirë të vijnë në Sh.B.A për shkak të kufizimeve të udhëtimit nga pandemia.

Familja e Nohas harxhoi afro 10,000 dollarë gjatë procesit të verifikimit të dokumentave.

Pasi u njoftua nga një zyrtar amerikan në shkurt se e gjithë familja ishte miratuar, çifti filloi të bënte plane për jetën e tyre të re. Noha dhe burri i saj, gjithashtu një inxhinier, dhanë dorëheqjen nga punët e tyre, shitën makinën e tyre, njoftuan pronarin e tyre qse po lëviznin dhe ndaluan pagesat për shkollimin ...

Recommended