Ora News - RENEA prangos 32-vjeçarin në Bulqizë, i dënuar për disa krime

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Finalizohet operacioni policor i koduar "Fundi i arratisë" në Bulqizë.

Vihet në pranga një 32-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Gjatë operacionit për kapjen e tij, forcat speciale RENEA gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë tip "Glock" që e mbante pa leje dhe fishekë luftarak.

?Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Fundi i arratisë", në kuadër të të cilit, në fshatin Vajkal të Bulqizës, pas rrethimit të banesës dhe ndërhyrjes profesionale u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit të kërkuar Fadil Tërnova, 32 vjeç, i cili në momentin e ndërhyrjes u gjend i fshehur në ambientet e bodrumit të hapur enkas në një prej dhomave, që ishte i mbuluar me pllakat e dyshemesë.? ? njofton policia.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim që prej vitit 2018, për veprat penale ?Heqja e paligjshme e lirisë?, ?Kanosje për të mos kallëzuar krimin? dhe "Armëmbajtja pa leje".

Për këto vepra penale, Gjykata e Shkalles së Parë Dibër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë ?Arrest në burg?.

Shtetasi Fadil Tërnova është person me rrezikshmëri të theksuar kriminale.

I dënuar për vrasjen e shtetasit Sh. Sh., në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, i arrestuar e dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si "Përndjekja", "Kanosja", ?Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik?? dhe ?Shkatërrim i pronës??.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është organizator dhe autor kryesor për disa raste të ndodhura më parë për ?Shtrëngim për dhënie pasurie?.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/renea-prangos-32-vjecarin-ne-bulqize-i-denuar-disa-krime

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv