Wake Up/ Eugena Tomini: Rasti i foshnjës me COVID. Babai i sapoardhur nga një vend Evropian

  • 4 years ago
Është shënuar dhe rasti i parë që një foshnje vetëm 2 muajshe rezulton e infektuar me COVID-19. Foshnja është është shtruar në spitalin infektiv dhe aktualisht është në trajtim mjekësor. E pyetur për gjendjen e foshnjës sot në mëngjes dhe çfarë konkluzionesh kanë dalë nga hetimi epidemiologjik i rastit në fjalë Eugena Tomini, Shefe e Inteligjencës Epidemiologjike në Institutin e Shëndetit Publik informoi se: "Foshnja ka paraqitur temperaturë shumë të lartë dhe me shenja shumë të pakta respiratore. Foshnja është paraqitur në spitalin infektiv në pediatri për të kërkuar trajtim dhe ndërkohë rasti është nën hetim epidemiologjik nisur nga disa karakteristika të këtij rasti; babai sapo ka ardhur nga një nga shtetet e Evropës dhe ndërkohë po hetohet edhe për lidhjen epidemiologjike të nënës. Një hetim i hollësishëm po bëhet në këtë rast për të dy prindërit pasi foshnja ka qëndruar shumë më gjatë me nënën për shkak se është një foshnje 2 muajshe dhe duke qenë një periudhë e lehonisë kontakti ka qenë më së shumti vetëm me nënën. Pra është në hetim e sipër rasti në fjalë"- tha Tomini.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended