Diplomohen maturantet e shkolles "Harry Fultz" - (11 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Maturantët e tretë të shkollës së mesme teknike ?Harry Fultz?, janë graduar sot në përfundim të pesë viteve studime. Në ceremoninë e sotme ka marrë pjesë Kryeministri Meta dhe Ambasadori i SHBA në Tiranë Josef Limpreht. Kam besim, iu drejtua Meta të diplomuarve, se në këtë shkollë keni fituar disa cilësi, që do t?i demonstroni në të ardhmen tuaj, që shpresoj të jetë e ndritur.

Më pas Limpreht ka përshëndetur jo vetëm si Ambasador i SHBA, por dhe si ish-student i Universitetit të Çikagos, ku Harry Fultz ka filluar punën si mësues. Menaxherët dhe biznesmenët e huaj, që vijnë në Shqipëri, tha Limpreht, kërkojnë njerëz të aftë për të punësuar, pikërisht shkolla e mesme ?Harry Fultz?, vijoi ai, përgatit specialistë të tillë. Pas fjalimeve vendin e kanë zënë ceremonia e ndarjes së diplomave./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended