Klosi: PLazhet kete sezon jane me te pastra |Lajme-News

  • 4 years ago
Pavarësisht vështirësive që po kalon turizmi gjatë këtij sezoni veror për shkak të pandemisë, pushuesit që kanë zgjedhur t'i kalojnë pushimet në bregdetin e Shëngjinit do të gjejnë një ambient më të pastër. Me mbështetjen e GIZ dhe të Ministrisë së Turizmit, Bashkisë së Lezhës i janë dhuruar 300 kosha të rinj mbetjesh urbane, të cilët do të përdoren gjatë gjithë zonës së plazhit. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se koshat e rinj do të ndihmojnë gjithashtu për diferencimin e mbetjeve në burim.
?Sezoni i ri, një sezon me problematika të mëdha, por të paktën do të mbahet mend si një sezon shumë i pastër në Lezhë, Shëngjin dhe në gjithë bregdetin e Shqipërisë. 300 koshat e rinj që vendosen sot në Shëngjin janë një përpjekje për të realizuar në fakt dy qëllime e para për të pasur një sistem grumbullimi dhe trajtimi të mbetjeve urbane perfekt ku kërkohet shumë më tepër bashkëpunim i biznesit, komunitetit që të vendosin mbetjet në koshat e afruara t'i vendosin sipas orareve të caktuara nga Bashkia e Lezhës?.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu theksoi se në bashkëpunim edhe me operatorët turistik po punohet për riformatimin e të gjithë mënyrës se si do të menaxhohet situata e mbetjeve në zonën e plazhit dhe gjithë qytezës së Shëngjinit.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended