Top News - SPAK, 37 kërkesa për sekuestrim/ Pasuritë e të ‘fortëve’

  • 4 years ago
Prokuroria Speciale, ndryshe SPAK në harkun kohor të një muaji, bazuar në veprimet e njësisë policore OFL ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 25 kërkesa për konfiskim, për 37 pasuri, nga të cilat 8 të paluajtshme dhe 29 të automjete.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në zbatim të Aktit Normativ numër të datës 31 janar të këtij viti, nga hyrja në fuqi e këtij akti dhe deri me datën 31.05.2020, ka paraqitur për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 92 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 243 pasuri. Nga 243 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 137 pasuri janë automjete dhe 106 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte).
Prokuroria e Posaçme ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet e paraqitura dhe ka dhënë zgjidhje ligjore për të gjitha kërkesat e paraqitura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si më poshtë :
Janë vlerësuar të ligjshme sekuestrot e bëra nga Policia e Shtetit dhe është kërkuar vendosja e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 102 pasuri. Nga të cilat 31 pasuri të paluajtshme dhe 71 raste automjete.
Është vlerësuar se për 80 pasuri, nga të cilat 37 të paluajtshme dhe 43 automjete, sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit. Brenda afatit ligjor vazhdon shqyrtimi i kërkesavë te Policisë së Shtetit për vendosje sekuestro për rastet e tjera.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#OFL#TopChannel

Recommended