Report TV - Kujtim Gjuzi sërish s'i bindet dënimit, Ruçi: Je i sëmurë (Debati në Kuvend)

  • 4 years ago
Deputeti Kujtim Gjuzi u përfshi në një replikë me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi lidhur me dënimin e tij nga Byroja e Kuvendit për ndërhyrje teksa kryeministri ishte duke folur seancën e kaluar. Nga 10 ditë, dënimi për Gjuzin u ul në 4, por deputeti opozitar kishte disa gjëra për t'i thënë Ruçit.

?Në seancën e kaluar unë mungova për arsye se ju pretenduat që kisha shkelur etikën dhe rregulloren. Në fakt z. kryetar rregulloren e shkelni ju që nuk lejoni deputetin konservator të replikojë me kryeministrin edhe kur kryeministri fyen dhe vendos epitete, edhe kur kryeministri tenton ta denigrojë opozitën e përgjegjshme parlamentare. Zoti kryetar e kam shprehur, unë kam respekt për institucionet dhe për postin tuaj, por nuk mund të jem dakord me ju dhe për atë që tha kolegu që gjërat këtu me kodin zgjedhor bëhen natën. 7 parti politike kanë depozituar në mënyrë ligjore, pas konsultimit një projekt, draft për të diskutuar për ta hapur kodin zgjedhor.Ta harrojë PS-ja dhe sekretari i saj i përgjithshëm dhe kryetari se mund të shkojnë në këtë kod. Z. Kryetar ju kam thënë jo vetëm në telefonatën që kishim së bashku dhe gjeta mirëkuptimin tuaj, normalisht ju takon falenderimi për ne që kemi edukatë, për çështjen e Byrosë që e shtytë dhe afruat të hënën. Në fakt mësohet që kishe vendosur veton edhe aty për të çuar dënimin nga 10 në 4 ditë edhe pse kolegët e mi edhe të PS, thanë me 3 apo 2, por në fakt nuk duhet të kisha marrë fare dënim, sepse jemi opozita që e mbajtëm parlamentin në këmbë, që të mbajtëm dhe juve kryetar të Kuvendit" tha ai

Recommended