Vrasja pa faj e Mario Majollarit! Nëna e të riut që pagoi fajin e babait: S’kam forcë të marr hak

  • 4 years ago
TIRANË- Është e Martë, 10 prill 2018. Në Tiranë, në shumë pika bastesh sportive, transmetohet ndeshja e futbollit për kampionatin e ?Champions Ligës?, Roma-Barcelona. . Mario Majollari, ky 28-vjeçar që shihni në këto pamje filmike teksa këndon me motrën e tij, Xhesika. Kishte vetëm 7 muaj që ndodhej në Tiranë, pasi ishte kthyer nga Suedia, shtet në të cilin kishte udhëtuan në 2015 dhe në vitin 2017, Drejtoria e Migracionit i kishte refuzuar t?i jepte pëlqimin Majollarit, për marrjen e statusit të azilantit politik. Gjatë periudhës së qëndrimit në Tiranë Mario ka qenë i papunë, megjithëse kishte vetëm pak ditë që sapo përfundoi kursin e patentës për drejtimin e kamionëve. Udhëtimi si azilant politik në Suedi, kishte ndodhur, pasi Mario në Shqipëri kishte marrë sinjale të qarta, për një eliminim fizik nga kundërshtarët. Këto kërcënime vinin nga anëtarë të familjes Gjuzi, për faktin se babai i Marios, Avni Majollari tashmë i dënuar nga drejtësia Shqiptare me burgim të përjetshëm, pasi në 18 nëntor 2000, ka ekzekutuar me armë zjarri Ilir Gjuzin dhe Armando Nela në Tiranë. Marjo, jetonte me nënën Nailen dhe motrën e tij Xhesika Majollari. Teksa kishte humbur çdo shpresë për të marrë statusin e azilantit, Marjo për 7 muaj me radhë endej si i papunë në rrugët e Tiranës, duke e ndihmuar nga pak nënën e tij, Nailen dhe motrën. Pasditen e 10 prillit 2018, 28-vjeçari sapo ishte kthyer nga zona e ish-Kombinatit në lagjen e tij në ish-Kinostudio, pasi kishte festuar ditëlindjen e tezes, Majlinda. Së bashku me nënën, ka blerë disa produkte ushqimore dhe e ka ndihmuar t'i çojnë në apartamentin e tyre të banimit. Pasi janë akomoduar në banesë, Marjo Majollari, i ka pohuar nënës së tij:

??O ma, po shkoj 5 minuta te llotoja dhe po vij sërish??.

Recommended