Nis digjitalizimi, librat fizikë të paaksesueshëm nga lexuesit në Bibliotekë, Misha: S’ka zgjidhje!

  • 4 years ago
Ministrja e Kulturës Elva Margariti edhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare Piro Misha  shpallën  vitin kremtues të 100-vjetorit të themelimit të këtij institucioni. Gjatë  këtij takimi për mediet, ndalën tek dy prioritetet kryesore, që janë digjitalizimi i veprave, që tashmë ka nisur edhe hapja e Bibliotekës përtej kufijve.

 ?Digjitalizimi i të gjithë arkivës së Bibliotekës do të zgjat shumë vite, bashkë më AKSH edhe BKSh kemi një portal që do të hedh një hap të madh për informacionet që ka ky institucion. Gjatë këtij muaj do të kemi aktivitete, që do të kulmojmë në tetorin e librit?, shprehet ndër të tjera ministrja Margariti.?Nuk duhet harruar që ky është institucioni i parë kulturor, që është ndërtuar në vitin 1920. Është një rast për të përkujtuar të gjithë ata njerëz që kanë dhënë kontribute të mëdha, siç është edhe Lumo Skëndo. BK është ruajtësi i kujtesës kombëtare, i gjithçkaje që ruhet në shqip. Kujtesa e shkruar është ndër më të rëndësishmet. Është një rast jo për të parë mbrapa, por për t?u përballur me sfidat që po jeton bota me epokën e digjitalizimit. Vëmendja ndaj këtij institucioni s?ka qenë e duhura, prandaj është një rast i mirë për të tërheq vëmendjen e gjithkujt për këtë institucion. Dy janë objektivat e mëdha, t?i bëhet e njohur publikut, hapja e saj dhe digjitalizimi i veprave?, thotë drejtori Misha.
Pas zjarrit edhe përmbytjes që përshkuan Bibliotekën Kombëtare, Margariti shprehet se mundësitë për të ndërhyrë në këtë godinë, derisa të ndërtohet Biblioteka Publike janë të pakta.

Recommended