Top News - Aksin Milot-Fier, reagon Malaj/ Reagon ish-ministri

  • 4 years ago
Qeveria njoftoi sot hapjen e garës për ndërtimin e autostradës Milot-Fier. Rruga do të ketë një gjatë prej 115 km, do të përshkruhet për 75 minuta dhe kushton plot 1.2 miliard euro.
Kryeministri Edi Rama njoftoi se projekti do jepet me koncesion, ndërkohë që shteti do të garantojë 10% të saj. Pas prezantimit, ka patur reagime nga opozita, por edhe nga ish-ministri socialist, Arben Malaj.

Malaj ngre alarmin se kjo do ta zhysë edhe më tej vendin në borxhe dhe kërkon ndaljen sa më parët të projekteve me PPP.
Malaj akuzon kryeministri për paaftësi në thithjen e fondeve. ?Korridori blu eshte nje projekt dhe duhet te jete prioritar ne negociatat me BE- duke synuar qe nje pjese e investimeve te ishte grant/falas dhe nje pjese kredi mundesisht te buta qe do te vinin nga Banka Evropiane e investimeve (BEI) dhe nje pjese nga Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim(EBRD). Rama duhet te qartesojë pse aftesia thithese e qeverise Rama e ketyre financimeve ne kuader te Berlinit rezulton me e dobet se e vendeve te tjera? ? thotë Malaj.
Sipas tij, ky mentalitet qeverises mund ta mbysë vendin me borxhe, teksa I referohet modernizimit tëi infrastruktures se prapambetur shqiptare vetem me Partneritete Publike Private, duke I shtuar edhe termin preferenciale. Malaj, në statusin e tij në facebook I ka cilësuar si projekte 4P dhe për të cilat thotë se ky model do te prodhojë krize te rende te borxhit publik, prandaj duhet ndalur tani dhe jo me vone .


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArbenMalaj#TopChannel

Recommended