Ora News - Shisnin drogë te "Lulishtja 1 Maji” dhe “Komuna e Parisit”, arrestohet në flagrancë çifti

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Policia e Tiranë ka vënë në pranga një çift që merrej me shpërndarjen e drogës në kryeqytet.

Operacioni i koduar "Mix" vuri në pranga J. Q., 41 vjeç, i dënuar më parë dhe A. S. 37 vjeçe, të dy banues në Kombinat.

Ata shpërndanin në doza lëndë narkotike të të gjitha llojeve.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe marijuanë e përpunuar në formë çokollate, LSD, MDMA, metamfetaminë, fishekë luftarak, fara kanabis për kultivim, peshore elektronike dhe një sasi të hollash.

"Në rrugën ?Komuna e Parisit?, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke ndaluar automjetin që drejtohej nga shtetasi J. Q. dhe kishte pasagjere shtetasen A. S. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasve të sipërpërmendur dhe gjatë kontrollit të banesës së tyre janë gjetur dhe sekuestruar droga të llojeve të ndryshme si cannabis sativa, kokainë, metamfetamine dhe MDMA, peshore elektronike, fishekë luftarakë, disa aparate celularë dhe një sasi të hollash".

Nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi J. Q., së bashku me shtetasen A. S., merreshin me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë, cannabis sativa dhe lloje të ndryshme të drogave sintetike në zonën e ?Lulishtes 1 Maji? dhe në rrugën ?Komuna e Parisit?.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/shisnin-droge-te-lulishtja-1-maji-dhe-komuna-e-parisit-arrestohet-ne-flagrance-cifti

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/lFrV5V7_Rko

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended