Wake Up/ Operatorët e Transportit Publik: Protokolli i pazbatueshëm. Kërkojmë tryezë me palët

  • 4 years ago
Teksa transporti ndërqytetas ka nisur nga puna në një pjesë të mirë të linjave të tij, nuk po ndodh e njëjta gjë me transportin qytetas. Edhe pse autoritetet e shëndetësisë, por edhe institucionet e tjera qendrore dhe vendore kanë hapur dritën jeshile që transporti urban të nisë pavarësisht situatës së rënduar së fundmi nga COVID-19, transporti publik nuk ka nisur nga puna. Sot është 1 korrik dhe në stacionet e transportit publik në Tiranë nuk sheh asnjë autobus që tju shërbejë qytetarëve. E teksa qytetarët janë në pritje, në të njëjtën situatë në pritje janë dhe punonjësit e këtij transporti si dhe drejtuesit e tyre të cilët vazhdojnë në këmbënguljen e realizimit të kërkesave të tyre financiare, të cilat lidhen ngushtë me zbatimin e protokolleve të sigurisë që ka vendosur qeveria por edhe krizën e rëndë në të cilën ata janë përfshirë gjatë periudhës disa mujore të karantinës. Ndërkaq ditët e fundit, Kryebashkiaku Veliaj paralajmëroi ashpër operatorët e transportit publik se në rast se kompanitë e transportit urban nuk rifillojnë shërbimin, bashkia e Tiranës do t?u heqë atyre licensën. Ervin Shijaku, Përfaqësues i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas tha se nuk janë operatorët e transportit ata që nuk duan të nisin shërbimin e transportit publik por është Ministria e Shëndetësisë së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës që kërkojnë të mos hapet transporti publik për arsyen e kufizimit të rasteve me COVID-19. "Kërkojmë një tryezë të përbashkët me Bashkinë, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Shëndetësisë, Komitetin Teknik AntiCovid dhe operatorët e transportit publik që, së bashku të ndërtojmë një protokoll, i cili të jetë i zbatueshëm dhe në mbrojtje të qytetarëve dhe t'u japë mundësi operatorëve për të zhvilluar një transport publik. Sot jemi para faktit se ne kemi një protokoll që në shumicën e pikave të tij është i pazbatueshëm dhe askush nuk na thërret në tavolinë edhe pse e kemi kërkuar përditë që dikush të na ulë në tavolinë dhe të na sqarojë"- tha Shijaku.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended