Top News - Shifrat e koronavirusit, mjekët rusë ngrenë dyshime

  • 4 years ago
Presidenti rus Vladimir Putin i ka krahasuar mjekët rusë me ushtarët heroikë të Ushtrisë së Kuqe që luftuan nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Javën e kaluar, udhëheqësi rus nënshkroi dekrete për të nderuar mjekët me medalje të veçanta për përpjekjet e tyre kundër koronavirusit, thotw VOA. Megjithatë, shumë mjekë rusë kanë shprehur zhgënjim për një vlerësim të ulët tw sakrificave të tyre nga ana e publikut, dhe shprehin zemërim me qeverisjen, duke thwnw se po I lw nw baltw ata vete dhe pacientwt. Mjekwt i vënë në dyshim shifrat zyrtare që qeveria ka paraqitur për rastet e reja të infeksionit dhe numrin e viktimave nga COVID-19.Personeli mjekësor i vendit në përgjithësi nguron të flasë për mungesën e pajisjeve mbrojtëse personale, mungesën e specialistëve dhe për mjediset e mbingarkuara. Gjykata e Lartë e Rusisë ka vendosur se është i paligjshëm diskutimi në publik i atyre qw cilwsohen si "lajmeve të rreme" lidhur me pandeminë vdekjeprurëse dhe një veprim i tillë dënohet me deri në pesë vjet burg.Megjithatë, disa duket se janë të përgatitur të përballen me zemërimin e autoriteteve e tw ngrenw zwrin. Një mami nga Ufa, një qytet në rajonin e Vollgës, i shpjegoi kohët e fundit gazetës Novaya Gazeta, një gazetë e pavarur investigative, se një numër i madh i mjekëve po sëmuren. "Mjekët thjesht marrin disa nga ilaçet që kanë dhe vazhdojnë të punojnë sepse nuk ka njeri që të na zëvendësojë," u shpreh ajo.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rusia#TopChannel

Recommended