Report TV -Më 30 korrik Kuvendi vendos për ndryshimin e sistemit zgjedhor, Hajdari: Ditë historike
  • 4 years ago
TIRANE-Në datë 30 korrik parlamenti do të vendosë nëse do të ketë ndryshim të sistemit zgjedhor në Shqipëri. Sot Komisioni i Ligjeve dhe Legjislacionit në një mbledhje të përbashkët online kanë dëgjuar propozimin e opozitës parlamentare dhe kanë miratuar kalendarin e seancave dëgjimore me palët për ndryshimin e sistemit. Kryetari i grupit Demokrat Myslym Murrizi prezantoi nismën e opozitës parlamentare, të firmosur nga 29 deputetë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, pragun 5% për partitë dhe ndalimin e koalicioneve zgjedhore. "Nëse hapim listat, duhet të shkojmë dhe të garojnë, ku do shohim qytetarët se sa do bindin elektoratin me programin e tyre dhe figurat që do të propozojnë. Nëse shkojmë drejt listave të hapura indirekt kufizohen edhe koalicionet. Kjo që ne propozojmë sot, ka qenë e sanksionuar dhe në raportet e OSBE që në vitin 2008, ku ata kanë rekomanduar si sistem më të mirë është proporcional me lista të hapura, por nuk u dëgjua? tha Murrizi.
Recommended