Leka Zogu mungon ne ceremonine e bulevardit "Ahmet Zogu" (24 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Bulevardi nga sheshi "Skënderbej" deri tek stacioni i Trenit i është dhënë sot emri sheshi "Ahmet Zogu". Pas polemikave të shumta, sot më në fund është zhvilluar ceremonia e emërtimit të bulevardit por pa praninë e pasardhësit të Ahmet Zogut, Lekës së I. Familja mbretërore është përfaqësuar nga nipi i Zogut dhe motra e gruas së tij Geraldina, por në pamundësi të ardhjes, Leka I dërgoi një mesazh i cili u lexua përpara simpatizantëve dhe përkrahësve të tij që kishin dalë sot në shesh.
Jam shumë i pezmatuar thuhet në përshëndetjen e tij që detyrimet e mia nuk më lejuan të vij në Tiranë. Tirana dhe gjithë Shqipëria nënvizon Leka I po kalon ditë të vështira për shkak të situatës së keqe politike. Ai gjithashtu ka shprehur dëshirën për të ardhur së shpejti në Shqipëri. Ka përshëndetur gjithashtu dhe kryetari i Partisë Socialiste Sali Berisha i cili tha se sot nderohet njëri prej burrave më të shquar të kombit shqiptar i cili në periudhën më të vështirë, bëri më shumë se kushdo tjetër.
Ceremonia është shoqëruar herë pas here me thirrjet "Rroftë mbreti", por dhe "Berisha President". Ndërkohë dhe mungesa e Lekës së I është komentuar kështu nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deputeti i legalistëve Spartak Ngjela dhe nipi i Ahmet Zogut.
"Sot, po ata që e dënuan mbretin 50 vjet më parë dhe djalin e tij 1 vjeçar po ata kërkuan dënimin me vdekje të trashëgimtarit të mbretit duke dëshmuar se pas 50 vitesh janë po aq zemërligj, po aq të egër, po aq terroristë sa ishin 50 vite më parë."- tha Berisha.
Gazetarja: Si e komentoni mungesën e Lekës së I sot në këtë ceremoni?
Spartak Ngjela: Jo normale, por megjithatë ndodhi. Ai nuk erdhi për arsye të brendshme këtu. Ai mund të ketë pasur dhe probleme të veta, por më shumë besoj se për problemet këtu.
Nipi i Ahmet Zogut: Mosardhja e mbretit është një padrejtësi e madhe. Kjo kallëzon qartë se demokracia këtu nuk ekziston, por shpirtërisht mbreti Leka është me shqiptarët, me popullin e vet dhe neve këtu jemi kryelartë. Dashurinë e popullit e kemi parë gjithmonë në Shqipëri./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended