Bie numri turistëve edhe Korça ndikohet nga pandemia, ‘’ Qytetarët janë të trembur’’

  • 4 years ago
Karnavalet janë një ndër aktvitet më të bukura që ndodhin çdo vit në Korçë.Mirëpo situata aktuale e vendos në mëdyshje organizmin e saj. Në një intervsitë për ?Rreze Dielli? Larisa Katundi, drejtore e marrëdhënieve me publikun ne Korcë tregoi se si do të realizohen karnavalet këtë vit.
Ndërsa e pyetur për numrin e turistëve këtë vit, dhe rezervimet që janë bërë në Korçë, ajo shprehet se situata nuk është ajo që ka qenë më përpara.
?? Në këtë kohë kuptohet që të gjitha bujtinat, hotelet kanë qenë plotë, të prenotuara nga vizitorët dhe turistët. Këtë vit ka një rënie edhe për shkak të situatës se njerëzit janë të trembur dhe është pak e vështirë pjesa që të jetë njësoj sic ka qenë vitet e tjera. por gjithsesi ne cdo fundjavë edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë korca ka pasur turistë, nga të gjtiha qytetet??, shprehet Larisa Katundi.

Recommended