Wake Up/ Hapen kufijtë me Greqinë, por jo për turistët shqiptarë

  • 4 years ago
Edhe pse situata në Shqipëri nuk është aq e mirë përsa i përket shifrave në rritje të të infektuarve me COVID-19, duket se shteti helen ka vendosur që ti hap kufijtë tokësorë. Nga e mërkura, 1 korrik, në pika kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, sportelet do të fillojnë punën normalisht. Greqia ka vendosur që ti hapë kufijtë me vendin tonë, gjithmonë nën respektimin e protokollove të sigurisë por me sa duket dhe me disa kufizime përsa i përket lëvizjes së turistëve që shqiptarë. Por si do të bëhet kalimi tashmë në pikat kufitare, cilat janë kategoritë që do të duhet të presin që të shkojnë në vendin fqinj, dhe çfarë protokollesh do të duhet të ndjekin kategoritë e tjera të udhëtarëve. Gazetari i Top Channel, Artur Bibe tha se kufijtë nuk do të hapen për turistët shqiptarë, por ndërkohë janë hapur për kategoritë e tjera; ata që kanë leje qëndrimi apo që kanë kontrata si punonjës sezonale. Ndërkohë që kufijtë janë të hapur për turistët e vendeve të tjera, që janë në BE dhe që do të përdorin kufirin shqiptar për të hyrë në vendin fqinj." Bibe sqaroi edhe protokollet që do të ndiqen në pikat kufitare nga shteti fqinj Greqia.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended