Greqia hap kufijte per emigrantet | Lajme - News

  • 4 years ago
Greqia ka vendosur të hap kufijtë e saj me Shqipërinë prej 1 Korrikut, por për kategori të caktuara qytetarësh shqiptarë. Vendimin e qeverisë së Athinës e bëri të ditur zëdhënësi Stelios Pecas, i cili tha se do të hapen edhe dy pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.

Por Ambasada greke në Tiranë duke sqaruar këtë vendim të qeverisë helene bëri të ditur kategoritë e qytetarëve shqiptarë që do të lejohen të kalojnë në pikat kufitare ajrore dhe ato tokësore.

Sipas ambasadës greke do të lejohet kalimi i të gjithë shtetasve shqiptarë që do të zgjedhin të udhëtojnë nëpërmjet aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës.

Ndërkohë që sa i përket dy pikave kufitare tokësore, asaj të Kapshticës dhe Kakavijës do të lejohet lëvizja për kategori të caktuara qytetarësh shqiptarë dhe ata grekë.

Ambasada bën me dije se do mund të udhëtojnë drejt Greqisë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë një leje qëndrimi në shtetin fqinjë. Kjo do të thotë se emigrantët shqiptarë mund të vijnë në Shqipëri për pushime dhe të rikthen në shtetin helen sërish.

Gjithashtu do të lejohen të kalojnë edhe ata shtetas shqiptarë që një shtëpi të tyren në shtetin grek, ata që kanë arsye profesionale, të cilët duhet ti faktojnë me dokumente përkatëse, si dhe posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit.

Ndërkohë që lëvizja për shtetasit e tjerë shqiptarë do jetë e palejueshme nëpërmjet pikave kufitare tokësore dhe ato detare deri në një vendim tjetër të autoriteteve greke.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended