Arrestohet i kerkuari i 14 Shtatorit - (3 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Ngjarjet e 14 Shtatorit ?98, kanë vënë në pranga një tjetër protagonist të asaj dite. Dje në Shkodër është arrestuar 33-vjeçari Adem Dollapi, person shumë i kërkuar nga komisariati 2 i Tiranës, pasi më 14 Shtator ai ka qëlluar me automatik drejt kryeministrisë. Edhe drejtori i përgjithshëm i hetimeve në prokurori, Agim Tirana është shprehur se organi i akuzës ka insistuar në arrestimin e të riut Dollapi.

Pas arrestimit blic në Shkodër, i riu Dollapi është dorëzuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë, por edhe pse i bujshëm arrestimi i tij, 33-vjeçari Dollapi mbetet i vetëm në qelitë e burgut me akuzën e grushtit të shtetit pasi të gjithë të akuzuarit e tjerë gjykohen në gjendje të lirë.

Megjithatë ashtu si dhe të tjerët, derisa të provohet fajsia apo pafajsia e tij, i arrestuari i djeshëm duhet të kaloj ca kohë në qelitë e burgut./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended