Ora News - "Dosja Habilaj", gjykata dënon me 10 vite burg Armando Koçerrin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dënuar me 15 vite Armando Koçerrin i akuzuar si anëtar i bandës ?Habilaj?.

Koçerri do të vuajë vetëm 10 vite pasi përfiton uljen e një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Të njëjtin dënim kërkoi pak muaj më parë edhe Prokuroria disa muaj më parë në konkluzionet përfundimtare ku kërkoi shpalljen e tij fajtor .

Koçerri u arrestua pas përgjimeve të bandës, ku u zbulua se në banesën e tij në Babicë të Vlorës magazinohej lënda narkotike kanabis.

Pas aksionit, policia sekuestroi rreth 4 tonë lëndë narkotike. Sipas prokurorëve, i dyshuari ka ndihmuar grupin kriminal të ?Habilajve? për të trafikuar kanabis drejt Italisë.

Armando Koçerri, me profesion infermier, është i vetmi i gjykuar në vendin tonë si pjesë e grupit të Habilajve.

Koçerri u arrestua sëbashku me Nazer Seitin, i njohur si financieri i Habilajve në Babicë të Vlorës, pas sekuestrimit të një sasie prej 4,5 ton kanabis, në shtëpinë e tij.

Pas ekstradimit në Itali të Nazer Seitit, Armando Koçerri ishte i vetmi i dënuar me burg në Shqipëri nga banda e Habilajve.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/habilaj-gjykata-denon-me-10-vite-armando-kocerrin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended