Ora News - Trafikonin klandestinë drejt BE-së, arrestohen 5 persona në Korçë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Policia ka vënë në pranga 5 persona të cilët trafikonin emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa 1 person u shpall në kërkim dhe 1 tjetër u procedua në gjendje të lirë.

Gjatë operacionit u bllokuan 17 shtetas nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek dhe po transportoheshin kundrejt fitimit në drejtim të kufirit me Malin e Zi, me qëllim destinacionin final një nga vendet e BE-së.

Operacioni policior i koduar ''Perimetri'', u finalizua si rezultat i bashkëpunimit, shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve mes DVP Korçë dhe Policisë Kufitare, ku gjatë 24 orëve të fundit u parandalan dhe u goditen edhe tre raste të tjera të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Rastet e goditura

- Rasti i parë është evdientuar dhe goditur në Devoll, ku shërbimet e policisë vunë në pranga shtetasit E. K., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe R. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, Devoll, si edhe u shpall në kërkim I. T., 28 vjeç, banues në fshatin Vishoticë, Devoll. Nga hetimet e kryera rezulton se tre shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, i kishin premtuar kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në drejtim të Greqisë kundrejt shpërblimit prej 300 euro, një 32-vjeçari, i cili u kap nga shërbimet e policisë kufitare dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë.

- Rasti i dytë është evidentuar dhe goditur në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, ku shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. T., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi tek vendi i quajtur "Enkelana" në Pogradec, ky shtetas, u kap nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht, duke transportuar me mjetin tip furgon 13 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/tentuan-te-trafikonin-17-klandestine-drejt-be-se-arrestohen-5-persona-ne-korc

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended