Hipokrati - Dieta Ushqimore - Ushqimet sipas grupeve të gjakut - 27 Qershor 2020

  • 4 years ago
A ka rendesi grupi yne i gjakut per te ditur se cfare ushqimesh duhet te konsumojme? Prej mese 15 vitesh disa nutricioniste dhe mjeke, jane partizane te idese se ka shume rendesi te ushqehemi dhe te mbajme nje diete ushqimore duke u bazuar ne grupin tone te gjakut.
Te ushqyerit sipas grupit te gjakut u ideua nga Peter D?Adamo ne fillim të viteve ?90. Hipotezat e tij binden shume dhe libri i publikuar prej tij ?Te ushqehesh drejt sipas grupeve te gjakut" ka nje shitje prej rreth 7 milionë kopjesh ne gjithe boten. Per kete veper, Dr. D'Adamo eshte zgjedhur me 1990 fizikanti i vitit. Po ku konsiston teoria e dr. D.Adamos dhe a ka baza shkencore kjo teori?
Dieta sipas grupit të gjakut e ideuar nga Dr. Peter D?Adamo bazohet mbi teorinë që grupi i gjakut mund të vendosë mbi raportin ushqime / metabolizëm. Në disa ushqime ndodhen proteina të veçanta, të quajtura lectine, të cilat ndikojnë në mënyrë të ndryshme tek grupet e gjakut. Secili prej nesh, sigurisht në lidhje me grupin e gjakut, është intolerant ndaj lectineve të ndryshme.
Më poshtë paraqiten disa ndryshime ndërmjet grupeve të gjakut dhe ushqimeve që duhet të përdorin ose jo.
Grupi 0
Ky grup gjaku është më i predispozuar në konsumimin e ushqimeve me origjinë shtazore ose më thjesht ?me bazë mishi?. Për këtë grup nuk këshillohen ushqimet me bazë qumështi (bulmeti), legumet, drithërat dhe nënproduktet e tyre si buka, orizi, pasta, fasulet, etj. Atyre u këshillohet që të bëjnë sa më shumë aktivitet fizik.
Grupi A
Ky grup është i predispozuar të konsumojë sa më shumë ushqime bimore, midis të cilave fruta, drithëra, pseudodrithëra e legume.
Gjithashtu ky grup duhet të kufizojë përdorimin e ushqimeve me bazë shtazore (mishi) dhe qumështi (bulmeti).
Grupi B
Këta individë te ketij grupi karakterizohen nga sistemi imunitar i fuqishëm dhe sistemi tretës shumë efikas. Ata do të ishin praktikisht sipas dietës në bazë të grupit të gjakut, të vetmit individë që do të konsumonin lehtësisht produktet me bazë qumështi (bulmeti).
Të vetmet ushqime që nuk janë të këshillueshme për t?u përdorur nga individët e këtij grupi gjaku janë ato me bazë karbohidratesh të thjeshta dhe ushqimet e pasura me konservues.
Grupi AB
Grupi i gjakut AB nga pikëpamja ushqimore ndan përdorimin e dy grupeve të gjakut A dhe B.
Këta individë mund të përdorin në mënyrë të moderuar të gjitha ushqimet që përdorin grupet A dhe B, por pa tejkaluar në përdorimin e ushqimeve me bazë qumështi.
Por a ka baze shkencore kjo teori e dietes sipas grupit te gjakut?
Mbi kete diete nuk ka asnjë provë shkencore , sepse studimet mbi këtë çështje le të themi që ende tani janë thuajse inekzistente dhe për më tepër këto hipoteza nuk janë provuar asnjëherë. Kështu Ahmed El-Sahemy, i Universitetit Kanadez të Torontos vendosi të shihte më me vëmendje kete argument me një studim që përfshiu rreth 1500 njerëz për të provuar nëse dieta sipas grupit të gjakut mund të ketë një bazë reale. Por nuk ishte e vërtetë. Sipas studiuesit, është e vërtetë që ata t...

Recommended